Ka ende shpresë nën rrënoja në Turqi, ekipet e shpëtimit nxjerrin të gjallë 12 vjeçarin 260 orë pas tërmetit

Një 29 vjeçare është nxjerrë nga rrënojat e tërmetit në Turqi pas 258 orësh. Sipas mediave vendase mësohet se Neslan Kilic u nxor nga rrënojat në Kahramanmaras pas 258 orësh, e cila fatmirësisht ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe fliste.

Ndërkohë, 12-vjeçari Osman Halebiye u nxorr i gjallë pas 260 orësh nën rrënoja, dhe një orë më vonë në Antakia shpëtimtarët gjetën dy burra të gjallë – Mehmet Ali Sakiroglu, 26 vjeç dhe Mustafa Avci, 34 vjeç. Të dy janë dërguar në spital.

Ndërkohë që familjarët dhe ekipet pjesëmarrëse në punën e shpëtimit ishin shumë të lumtur për këtë mrekulli.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.