Protesta e nesërme/ Berisha thirrje qytetarëve: Lini çdo gjë dhe hajdeni

Sali Berisha ka zhvilluar këtë të mërkurë një mbledhje me grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

Nga mbledhja, Berisha iu bëri thirrje qytetarëve të lënë çdo gjë e të paraqiten para parlamentit të enjten.

Ora e protestës është vendosur në 10:00, që përkon edhe me hyrjen e kryeministrit Rama në Kuvend.

“Nesër është një ditë prove, prove e fortë. Protesta është thirrur në ora 10, sepse në orën 10, RamGonigali hyn në parlament. A ka përdhosje më të madhe për atë parlament se hyrja e kryeministrit si RamGonigali?

Prandaj qytetarë, siç zhvilluam të hënën që kaloi një betejë të shkëlqyer brenda dhe jashtë parlamentit, i bëj thirrje cilitdo, që ka minimumin e mundësive, të lërë çdo gjë dhe të vijë nesër në orën 10 në protestë. RamGonigali nuk duhet të hyjë në parlament. Edhe po hyri, duhet të mbetet nën presionin e tmerrshëm të revolucionit aty ku është, brenda parlamentit.”– tha Berisha.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.