Nga numri i të dashurave që ka pasur njëkohësisht te tatuazhi për ish-In, Luizi rrëfen detaje nga jeta personale

“E kam bërë, se kam bërë”, ishte loja e radhës që Vëllai i Madh dha për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Të vendosur përballë një monitori ku shfaqeshin situatat, me një tabelë në dorë ku në njërën anë shkruante e kam bërë dhe në tjetrën se kam bërë ata janë përgjigjur.

Kjo lojë sigurisht është realizuar edhe në “burgun” brenda shtëpisë, ku ndodhen Olta Gixhari, Kristi Aliaj, Armaldo Kllogjeri dhe Luiz Ejlli.

Kam bërë tatuazh emrin e partnerit/partneres dhe jam penduar. Kjo ishte një nga situatat, ku përgjigjja e Luizit ka tërhequr vëmendje. Ai u shpreh se e ka tatuazh në dorë emrin e ish-partneres së tij dhe nuk është penduar aspak.

Kam pasur dy të dashura njëkohësisht, ishte situata tjetër ku sërish përgjigjja e Luizit dhe Kristit këtë herë bënë përshtypje. “E kam bërë”, u përgjigjën të dy djemtë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.