Pas shumë orësh nën rrënoja, ekipet e Kosovës shpëtojnë një vajzë 13 vjeçe dhe një 45 vjeçar në Turqi

Forcat e Sigurisë së Kosovë kanë bërë të mundur sot  të nxjerrin të gjallë  nga rrënojat një 13 vjeçare dhe një 45 vjeçar. E mituar dhe burri u shpëtuan nga ekipet e shpëtimit të Kosovës pas gjashtë ditësh nën rrënoja nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë mëgjesin e 6 shkurtit.

Postimi i plotë i FSK:

Edhe dy jetë të shpëtuara në Turqi

Pas një pune të palodhshme dhe shumë sfiduese me rrezikshmëri të lartë e me angazhim maksimal, të pathyeshëm dhe të pandalshëm djemtë e vajzat e ushtrisë së Kosovës së bashku me ekipet e ushtrisë turke, sot pas 160 orëve që nga tërmeti, kanë arritur të nxjerrin të gjallë një qytetarë i gjinisë mashkull rreth moshës 45 vjeçare, dhe pas 162 orëve është nxjerr edhe një vajzë 13 vjeçare, nën rrënojat e një objekti të shkatërruar.

Edhe pse kanë kaluar shumë orë kërkimi, ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë të motivuar dhe po japin të gjithë energjinë e tyre për të shpëtuar jetët e njerëzve që janë nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.