Policia ka shoqëruar pak më parë 3 perosna, të cilët ishin pjesë marrës në protestën e mbajtur sot para kryeministrisë nga opozita.
Mësohet se të shoqëruarit po pyeten në policinë e Tiranës, pasi dyshohet se janë personat të cilët kanë hedhur lëndë pirroteknike në përfundim të protestës së opozitës.
Pak më herët kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje uniformave blu të lënë të lirë të gjithë protestuesit e shoqëruar duke thënë se nëse ata do të dënohen, do të konsiderohen si të persekutuar politikë.