Foshnja e lindur nën rrënoja ka një emër dhe një shtëpi

Një foshnjë siriane, nëna e së cilës ndërroi jetë pasi e lindi nën rrënojat e shtëpisë së tyre të shkatërruar nga tërmeti, tani ka një emër: Aya, që në arabisht ka kuptimin “një shenjë nga Zoti”, “mrekulli”.

Mijrëra njerëz janë ofruar të birësojnë foshnjen megjithatë, për Aya-n do të kujdeset xhaxhai dhe familja e tij.

Punonjësit e shpëtimit në Jindayris, Siri, e gjetën Aya-n të hënën pasdite, më shumë se 10 orë pas goditjes së tërmetit, teksa po gërmonin rrënojat e ndërtesës ku jetonin prindërit e saj.

Kur u gjet, foshnja ishte ende e lidhur me kordonin e kërthizës me të ëmën, Afraa Abu Hadiya, e cila kishte ndërruar jetë së bashku me burrin dhe katër fëmijët e tjerë. Foshnja u dërgua me urgjencë në spital.

E ëma ndoshta lindi vajzën dhe më pas vdiq disa orë para se të gjendeshin, tha Dr. Hani Maarouf në spitalin Cihan në qytetin Afrin.

Videoja e shpëtimit të Aya-s u bë virale në rrjetet sociale. Pamjet tregonin një burrë duke vrapuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur i cili shtrëngonte një foshnjë të vogël të mbuluar me pluhur.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.