Numri i të vdekurve si pasojë e tërmeteve në Turqi dhe Siri ka kaluar 20,000.
Të dhënat e fundit të përditësuara nga Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave bëjnë me dije se 17,134 njerëz kanë vdekur në Turqi.
Zonat e kontrolluara nga qeveria e Sirisë kanë raportuar 1,347 njerëz të vdekur, ndërsa rreth 1,900 njerëz kanë vdekur në zonat veriore të kontrolluara nga rebelët.
Ekipet e emergjencave vazhdojnë punën për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.