Valë protestash në Belgjikë, anulohen fluturimet, paralizohet transporti publik

Belgjika është përfshirë nga një valë protestash dhe grevash kombëtare kundër politikave shtrënguese të qeverisë.

Mijëra punonjës dhe sindikalistë kanë dalë në rrugët e Brukselit, duke kundërshtuar shkurtimet buxhetore dhe reformat ekonomike.

Protestuesit kundërshtojnë veçanërisht masat që prekin pensionet, pagat dhe kushtet e punës, duke thene se politikat e qeverisë rëndojnë barrën mbi punonjësit.

Protesta ka shkaktuar paralizim të transportit ajror. Kontrollorët e trafikut ajror kanë ndërprerë shërbimin, duke sjellë anulimin e fluturimeve në aeroportet kryesore të vendit. Edhe transporti publik në Bruksel po përballet me ndërprerje të konsiderueshme.

Kjo është pjesë e një vale të përsëritur protestash kundër planit të qeverisë për të ulur deficitin dhe për të kursyer rreth 10 miliardë euro gjatë viteve të ardhshme.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.