Bordi i Transparencës ka vendosur të enjten uljen e çmimeve të karburanteve në vend.
Sipas vendimit të ri, nafta do të tregtohet me një çmim maksimal prej 210 lekësh për litër në pikat e shitjes me pakicë, ndërsa në shitjen me shumicë çmimi nuk duhet të kalojë 198 lekë për litër.
Edhe benzina pëson ulje. Çmimi i saj është përcaktuar në jo më shumë se 169 lekë për litër në pakicë dhe 157 lekë për litër në shumicë.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi këtë të enjte, në orën 13:45, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.
“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 169 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 157 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 5 ora 13.45 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e Bordit të Transparencës.
