Ka dalë jashtë kontrollit zjarri që përfshiu katin e 12-të të një biznesi në Shkodër. Raportohet se flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa tymi i dendur ka mbuluar zonën në qendër të qytetit.
Situata ka shkaktuar panik te qytetarët, të cilët janë alarmuar nga përmasat e zjarrit.
