Bordi i Transparencës ka ndryshuar përsëri çmimin e karburanteve ditën e sotme.
Sipas këtij vendimi, nafta do të shitet çmimin 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.
Çmimi i shitjes së benzinës do të jetë 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.
Gazi do të shitet me çmimin 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 96 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 4 Shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.