Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog drejtuar protestuesve, duke ndarë në rrjetet sociale pamje nga ambientet para Kryeministrisë, ku mbi një tavolinë guri janë vendosur disa tabela me mbishkrimin “DIALOG”.
Dje u mbajt protesta e 14-të e kësaj, e cila u zhvillua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pas disa ditësh me përplasje dhe tensione, protesta e djeshme u karakterizua nga një pjesëmarrje më e ulët, ndërsa edhe numri i efektivëve të policisë në terren ishte më i vogël.
Edhe dje, thirrja e Ramës për dialog u refuzua nga protestuesit. Ndërkohë, për sot pritet zhvillimi i protestës së 15-të.
