Protesta/ Ministria e Shëndetësisë: 4 të lënduar, mes tyre 2 protestues dhe 2 efektivë policie 

Tre persona kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës gjatë protestës së sotme në Tiranë, ndërsa një efektiv policie është paraqitur në QSUT për ekzaminime të mëtejshme.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, dy prej të lënduarve në Traumë kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe kanë lënë spitalin.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së sotme:

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur në total 3 të lënduar.

Aktualisht një protestues i shtruar, një protestues tjetër dhe një efektiv policie kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe kanë lënë spitalin.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është paraqitur:

-1 efektiv policie, i cili po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.