“Nuk ke parë gjë akoma”/ Berisha paralajmëron Ramën: Ai dhe Linda e tij…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar sërish protesta para Parlamentit, ndërsa  ka zhvilluar një takim me krerët e degëve Tiranë.

Berisha u shpreh se deputetët e PD nuk do ta lëshojnë Parlamentin dhe se do vijojnë t’i kërkojnë llogari qeverisë.

“Unë aty në Parlament i them se s’ke parë gjë akoma, nuk e lëshojmë ne Parlamentin, është i qytetarëve dhe jo i horrave, vrasësve. Do qëndrojmë dhe me një rezistencë më të fuqishme. Pse e bëjmë? Sepse Parlamenti me ligj është për t’i dhënë mundësi opozitës të kontrollojë qeverinë, dhe jo për ta asgjësuar siç do ai me Lindën e tij.”- deklaroi Berisha.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.