Një tjetër konkurrent po flitet se mund të jetë banori tjetër i shtëpisë së Big Brother Vip, e pikërisht bëhet fjala për Romeo Veshajn.
“Kryefjala” shkruan se dy motrat, Lori dhe Sara Hoxha kanë qenë së fundmi në bisedime me Romeon për ta bindur të futet në garë.
Mirëpo mësohet se ky i fundit nuk ka pranuar, pasi loja ka avancuar dhe pëlqimet e publikut tashmë janë pozicionuar.
I vëllai i Romeos, Donaldi, ishte personi që bëri “rrëmujë” shtëpinë e Big Brother Vip vjet. Edhe pse nuk arriti të fitonte ai mori një famë të madhe dhe arriti të fitonte zemrat e miëjra shqiptarëve.
Pas përfundimit të edicionit të parë, dy vëllezërit shijuan suksesin e vëmendjen e publikut, duke ardhur në “Top Channel” edhe me një emision Prime Time, që u titullua “Më lër të flas”, si shprehja e famshme e Donaldit brenda shtëpisë së “BBV”.