Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar Kuvendin. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka bërë disa herë thirrje për të liruar foltoren por deputetët kanë vendosur të qëndrojnë deri në momentin që kryeministri Edi Rama të jetë i pranishëm në interpelancën për çështjen ‘McGonigal’.
Lindita Nikolla ka përjashtuar deputetin Gazmend Bardhi nga Kuvendi.
Pas përjashtimit Bardhi nuk është larguar nga seanca por së bashku me deputetin Saimir Korreshi kanë fishkëllyer me bilbil gjatë fjalës së deputetëve të PS-së.