“Duan lekë këta qenër!”/ 30-vjeçarja vdiq pas lindjes në maternitet, familjarët: I ra të fikët edhe në spital…

Mimoza Veizaj është 30-vjeçarja e cila humbi jetën ditën e sotme në maternitetin “Koço Gliozhen”.

E reja më 28 janar solli në jetë fëmijën e saj dhe, pas lindjes ajo është larguar nga materniteti pasi gjendja e saj ishte e mirë.

Por në shtëpi, gjendja e saj duket ka filluar të përkeqësohet dhe është çuar në maternitet në terapi intensive ku dhe ka humbur jetën. Familjarët e saj kanë akuzuar mjekët për mosdhënien e trajtimit të duhur. Ata thonë se lindja shkoi shumë mirë, por mjekët nuk i kanë dhënë kujdesin e duhur pasi duan lekë.

“Nusja edhe në spital i kishte rënë të fikët. Fajin e ka doktori. Duhet të flasim me të e ta gjejmë nga se i ka ardhur. Nga gjilpëra e tepërt që i ka bërë ai apo nga dikush tjetër. Duan lekë këta qenër se asgjë tjetër nuk ka këtu. Lindja shkoi shumë mirë. Faji është i doktorit. Fëmija ka lindur 5 kg, sipas atyre. Këtu loz leku, po dhe lekë shpëton kokën, po nuk dhe nuk shpëton i gjallë.”- thanë ata.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.