Gjirokastritët pazar në Janinë, radhë të gjata në Kakavijë

Mbrëmja e së premtes ka regjistruar radhë pritje në tokën greke në doganën e Kakavijes. Në sportelet e daljes nga Greqia radha e automjeteve ka arritur në rreth 1 km.

Pjesa më e madhe janë banorë të zonës së Gjirokastrës, të cilët kanë shfrytëzuar nisjen e fundjavës për të kryer blerje të mallrave në Janinë për shkak të çmimeve të ulta.

Fluks i lartë lëvizje në kufi pritet të regjistrohet edhe gjatë ditës së shtunë dhe të diel.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.