Aksident në Fushë Krujë, humb jetën 22-vjeçari

Miks Albania

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin Tapizë-Fushë-Krujë, ku ka humbur jetën një 22-vjeçar me shtetësi egjiptiane.

Bëhet me dije se makina e drejtuar nga 44-vjeçari K. C. është përplasur me makinën e drejtuar nga 18-vjeçari M. S.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 22-vjeçari egjiptian E. A., ndërsa 18-vjeçari ndodhet në spital si pasojë e lëndimeve.

Njoftimi:

Më datë 01.10.2026, rreth orës 16:50, në aksin rrugor Tapizë–Fushë-Krujë, në vendin e quajtur “Arrameras”, është përplasur automjeti me drejtues shtetasin K. C., rreth 44 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin M. S., rreth 18 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi M. S., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi egjiptian E. A., rreth 22 vjeç, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.