Zbulohet virus i ri në Kinë, transmetohet nga rriqrat

Shkencëtarët në Kinë kanë identifikuar një virus të ri të transmetuar nga rriqrat, të quajtur ALTNV (Asian longhorned tick nairovirus).

Studimi, i publikuar në “New England Journal of Medicine”, përfshiu 3,163 pacientë me simptoma pas pickimit nga rriqrat.

Studiuesit zbuluan se 10.4% e pacientëve ishin të infektuar me ALTNV. Virusi shkakton kryesisht lodhje të rëndë, probleme gastrointestinale dhe ulje të numrit të trombociteve.

Në të njëjtën kohë, studiuesit po hetonin edhe raste të infeksionit me Dabie bandavirus (DBV), një virus tjetër i transmetuar nga rriqrat që shkakton sindromën e etheve të rënda me trombocitopeni (SFTS). Rreth 30% e pacientëve që kishin simptoma të ngjashme me SFTS rezultonin negativë për DBV, çka çoi në kërkimin e një shkaktari tjetër.

Nga 38 pacientë që kishin të dy viruset, ALTNV dhe DBV, 7 humbën jetën. Ndërsa pacientët që kishin vetëm ALTNV u shëruan plotësisht.

Studiuesit analizuan gjithashtu 47,428 rriqra në 15 provinca të Kinës dhe gjetën ARN të ALTNV në rreth 1.3% të tyre. Eksperimentet treguan se rriqra aziatike me brirë të gjatë mund ta transmetojë virusin.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.