Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në aksin Lushnjë-Berat. Një motor ka dalë nga rruga dhe, për pasojë, kanë mbetur të plagosur dy shtetas nga Bangladeshi.
Njëri prej të plagosurve ka pësuar lëndime më të rënda.
Ata janë dërguar menjëherë në spital, ku kanë marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
