Elvis Lila ka marrë përkohësisht kompetencat e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), pas shkarkimit të Vlora Hysenit nga detyra.
Lila, i cili mban postin e Drejtorit të Departamentit Operativ në SHISH, është ngarkuar përkohësisht me ushtrimin e kompetencave të kreut të institucionit.
