Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë disa ndryshime në drejtimin e strukturave vendore dhe komisariateve të policisë.
Dritan Lena, deri tani me detyrë Shef i Sektorit të Planifikimit Operacional në Drejtorinë e Forcës Kombëtare të Sigurisë, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është transferuar dhe emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.
Ndryshime janë bërë edhe në drejtimin e disa komisariateve.
Kryekomisar Saimir Shkambaj, deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Tropojë, është transferuar dhe emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.
Komisar Feliks Hoda, i cili drejtonte Komisariatin e Policisë Sarandë, është transferuar dhe emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Dibër.
Ndërkohë, Komisar Andi Kano, me detyrë Shef i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, është komanduar në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Tropojë.
Ndryshimet prekin kështu drejtimin e strukturave të Policisë së Shtetit në Berat, Sarandë, Dibër dhe Tropojë.
