Policia e Sarandës ka vënë në pranga dy persona, të cilët u kapën në afërsi të kufirit me Greqinë në tentativë për të transporuar kundrejt pagesës 6 emigrantë që synonin të kalonin në vendet e BE-së.
Emigrantët nga Pakistani, Bangladeshi dhe India, të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin e Shqipërisë, janë proceduar penalisht.
Në kuadër të operacionit “Kufijtë” u arrestuan shtetasit A. D., 50 vjeç dhe F. Ç., 59 vjeç, banues në Tiranë.
“Këta 2 shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare, në vendin e quajtur “Pagane”, afër vijës kufitare me shtetin grek, me 2 automjete me të cilat do të transportonin kundrejt pagesës, 6 shtetas të huaj që synonin të kalonin ilegalisht kufirin, për të shkuar në vendet e Bashkimit Evropian”, njofton policia.
