Alarm në SHBA, avion luftarak intercepton një avion mbi Camp David, aty ku po qëndronte Trump

Një alarm u dha të shtunën në mëngjes, më 19 shtator, sipas orës lokale, pasi një avion luftarak i NORAD-it interceptoi një avion që fluturonte mbi hapësirën ajrore të kufizuar të Camp David aty ku ndodhej edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Sipas raportimeve të “New York Post”, presidenti amerikan shkoi mbrëmjen e së premtes në rezidencën presidenciale në Malet Catoctin të Marylandit dhe pritet të qëndrojë atje deri të dielën.

Forca e Parë Ajrore, pjesë e Komandës Veriore të SHBA-së, njoftoi për incidentin në rrjetin social X.

“Pilotë! Avionët luftarakë të @NORADCommand interceptuan një avion që shkelte hapësirën ajrore të kufizuar mbi Thurmont, Maryland, duke nxitur kundërmasa mbrojtëse”, thuhej në njoftimin e saj.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.