Është arrestuar Eno Agasi, kushëriri i Ergys Agasit.
Policia e Tiranës kishte informacion për lëvizjet e Eno Agasit ku dhe u ngrit operacioni për arrestimin e tij. Ai është kapur teksa po lëvizte me një automjet.
Eno Agasi u shpall në kërkim nga Prokuroria në dhjetor të 2025.
Ai dyshohej se kishte lidhje me zhdukjen e një sasie vere me vlerë miliona euro, e cila ishte zbuluar në kantinën e Ergys Agasit.
Pasi ishte bërë inventari i verës, ajo ishte lënë në kantinë, pasi nuk mund të transportohej gjatë natës për shkak të procedurave doganore. Por kur autoritetet janë kthyer të nesërmen për ta marrë, vera nuk është gjetur më.
