Bllokimi i pagave të magjistratëve, zbardhen diskutimet në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

Që prej orës 11:00, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit po zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, për të miratuar kalendarin e punimeve për periudhën 7 shtator – 16 tetor 2026.

Konferenca e Kryetarëve është zhvilluar me diskutime hde debate mes opozitës dhe mazhorancës.

Bojkoti në gjykata dhe bllokimi i pagave të magjistratëve ka qenë në fokus të diskutimit. Kreu i grupit parlamentar të PD Gazemnt Bardhi fajësoi Kuvendin për këtë ngërç, duke thënë se nuk po zbaton vendimin e dalë nga Gjykata Kushtetuese.

Sot gjykatat janë në kolaps pikërisht sepse ju nuk respektoni Kushtetutën. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për pagat e gjyqtarëve dhe ju nuk merreni me atë çështje. Për ju nuk ka rëndësi Kushtetuta.

Ka një vendim të Këshillit të Legjislacionit për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por ju nuk veproni. Pasojat janë se gjyqtarët janë pa paga dhe sot gjykatat janë në krizë.

Përgjegjës është Kuvendi, i cili nuk respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, tha Bardhi.

Më tej, ryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi i është drejtuar kryeparlamentarit Niko Peleshi, duke i thënë:

“Ju jeni kryetari i Kuvendit i vetmi në histori që konsideroni më të rëndësishëm zbatimin e një akti qeveritar sesa Kushtetutën.

Në hierarkinë e normave ju nuk vendosni Kushtetutën e Shqipërisë, por urdhrat e Këshillit të Ministrave. Na folët këtu se si do të jetë sesioni i ri parlamentar, por ju po e nisni këtë sesion duke shkelur Kushtetutën. E mbyllët sesionin e kaluar duke shkelur Kushtetutën, tani po e nisni me shkelje kushtetuese. Do të duhej që ky Kuvend ta niste sesionin nesër. Po ju nuk jeni serioz, nuk e njihni Kushtetutën.”

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.