Tensionet dhe përplasjet me policinë gjatë protestës së djeshme, 15 të arrestuar

Arrestohen 15 persona në lidhje me protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku pati tensione dhe përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë.

Mbrëmjen e djeshme, situata u tensionua pasi një pjesë e protestuesve tentuan t’i afroheshin dhe të hynin në godinën e Kryeministrisë.

Përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë vijuan për disa minuta, ndërsa policia shoqëroi disa prej tyre.

Pas largimit nga Kryeministria, një grup protestuesish marshoi drejt Komisariatit nr. 3, ku ndodheshin disa prej personave të shoqëruar. Edhe aty pati përplasje fizike, ndërsa efektivët e policisë shoqëruan sërish disa protestues.

Protesta e mbrëmshme shënoi ditën e 94-t të protestës, e cila vijon prej disa mujash në Tiranë.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.