Ngjarje e rëndë në Malin e Zi/ Tre të vrarë në një poligon qitjeje, policia në kërkim të një 30-vjeçari rus

Tre persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri sot në Danilovgrad të Malit të Zi, ndërsa autoritetet kanë nisur kërkimet për një shtetas rus, 30-vjeçarin Mihail Shabunin, i dyshuar si autor i ngjarjes.

Viktimat janë identifikuar si Petar Globareviç, 24 vjeç, nga Podgorica, Momir Radonjiç, 67 vjeç, nga Danilovgradi, dhe Nemanja Kapor, 20 vjeç, nga Podgorica. Të tre punonin në poligonin e qitjes “Češka Zbrojevka”, në zonën përreth Danilovgradit.

Sipas dyshimeve të autoriteteve, pas krimit Shabunin mund të jetë larguar me një automjet tip “Seat Cordoba”, i cili rezulton në pronësi të babait të njërit prej viktimave.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.