Një anije pasagjerësh me 267 persona në bord është përmbysur në det, rreth katër milje detare larg portit të Kyrenias, në Qipron e Veriut.
Në bord ndodheshin 259 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit. Sipas informacioneve të para, shtatë persona kanë humbur jetën, ndërsa autoritetet vijojnë operacionin e gjerë të kërkim-shpëtimit.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Turqisë, anija kishte nisur të merrte ujë dhe ndodhej në rrezik fundosjeje. Menjëherë pas sinjalizimit, ekipet e emergjencës u angazhuan për shpëtimin e personave që ndodheshin në bord.
Autoritetet po vijojnë kërkimet në zonën e aksidentit, ndërsa pritet një bilanc i përditësuar për numrin e viktimave dhe të personave të shpëtuar.
