Aksident me 3 viktima në Manzë/ BMW-ja e shkatërruar, dyshohet se drejtuesi humbi kontrollin dhe mjeti u përplas në bordurë

Një aksident tragjik është regjistruar orët e para të mëngjesit në Manzë të Durrësit, ku tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:22 në një rrugë dytësore të zonës, pasi drejtuesi i automjetit humbi kontrollin dhe u përplas me një bordurë betoni. Mes viktimave është edhe një 15-vjeçar, ndërsa një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën.

Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, shkruan Policia.




Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.