Të paktën 20 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet i fuqishëm goditi Kolumbinë perëndimore, ndërsa dhjetëra të tjerë dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.
Në qytetin e Cali-t janë shembur të paktën 20 ndërtesa, ndërsa ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet për personat që mund të ndodhen ende brenda tyre.
Kryetari i bashkisë së Cali-t, Alejandro Eder, ka kërkuar mbështetje me ekipe dhe punonjës të specializuar të shpëtimit nga kryetarët e bashkive të Bogotás dhe Medellín-it.
Eder u ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të kontrollojnë banesat e tyre për dëmtime të dukshme strukturore.
“Nëse nuk ndiheni të sigurt ose shihni çarje shumë të mëdha, ju lutemi dilni nga ndërtesa”, tha ai.
Ndërkohë, kryebashkiaku i Pereira-s, Mauricio Salazar, konfirmoi se të paktën 20 persona kanë humbur jetën nga tërmeti dhe se persona të tjerë kanë mbetur të bllokuar në ndërtesat e shembura.
Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë, ndërsa autoritetet po vlerësojnë përmasat e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.
https://x.com/AZ_Intel_/status/2086825859470537204
