Tentoi t’i shpëtonte përplasjes me një makinë, “Benzi” bëhet copë pas përplasjes me trafikndarësen, 1 i lënduar

Një aksident automobilistik është shënuar këtë të hënë, pranë nënkalimit në Fushë Krujë, ku një persona ka mbetur i plagosur.

Është dashur ndërhyrja me mjete prerëse për të nxjerrë nga automjetin nga trafikndarsja, ndërsa i plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor ne vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Automjeti tip Benz po udhëtonte drejt Fushë Krujës, ku një mjet tjetër ka tentuar të parakalojë në krahun tjetër të rrugës që po shkonte drejt Rinasit.

Benzi ka divijuar dhe është përplasur me mbajtëset anësore duke u dëmtuar rënde pasagjeri si dhe makina.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.