Tension para Kuvendit, policia mban në “ajër” protestuesin, nisin shoqërimet

Seanca e fundit plenare e Kuvendit po zhvillohet nën tension, ndërsa jashtë godinës po mbahet protesta e qytetarëve. Situata është përshkallëzuar me përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit pranë zonës së Xhamisë së Namazgjasë.

Protestuesit kanë hedhur domate, vezë dhe sende të tjera në drejtim të efektivëve të policisë. Forcat e rendit nuk i kanë lejuar protestuesit të kalojnë në urën e “Rrugës së Elbasanit”, ndërsa po përpiqen të ruajnë kordonin e sigurisë. Disa prej protestuesve janë përpjekur të çajnë rrethimin policor, ndërsa njëri prej tyre është shoqëruar.

Deri tani janë shoqëruar pesë persona pas përplasjeve mes protestuesve dhe policisë. Mes të shoqëruarve është edhe një prej anëtarëve të grupit organizator të protestës, Arben Kola, i cili është ndaluar nga efektivët ndërsa mbante në dorë megafonin.  

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.