Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen tre automjete

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin e vjetër Fier–Levan, në vendin e njohur si “Çezma e Levanit”, ku tre automjete janë përfshirë në një përplasje zinxhir.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë pas ngjarjes në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë, efektivët po punojnë edhe për menaxhimin e trafikut dhe normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor, ku gjatë fundjavës ka fluks të lartë automjetesh.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.