Tensione kanë shoqëruar seancën e fundit parlamentare të këtij sesioni, ku I pranishëm ka qenë edhe Kryeministri Rama. Përvec protestës që po zhvillohet jashtë dyerve të kuvendit, përplasjet kanë vijuar mes deputetëve edhe brenda sallës.
Në këto kushte mazhoranca ka vendosur të vijojë votimin e projetkligjeve në rendin e ditës, pa diskutime.
Gjatë momentit të votimit të mazhorancës me procedurë të përshpejtuar dhe pa diskutime, opozita shkaktoi debate, zhurmë duke i rënë tavolinave dhe duke hedhur akuza. Më tej, deputeti Bardhi, i ka kërkuar Ramës dorëheqjen dhe ka tentuar të lagë me ujë Kryeministrin, gjë që shkaktoi përjashtimin e tij nga Kryeparlamentari Niko Peleshi.
