“Prej kësaj shtëpie unë ty do të nxjerr me ceremoni”/ Tea-Luizit: Nuk dua të flas më me ty…

Që prej spektaklit të kaluar, Tea dhe Luizi nuk kanë patur fare kontakt brenda shtëpisë. Kjo, për shkak se kështu vensdosi Tea, të mos sqarohet me Luizin.

Por mesa duket ajo ndryshoi mendim, pasi ftoi Luizin të ulet pranë saj në kolltuk për tu sqaruar.

Kur u ulën për tu sqaruar, Luizi nguli këmbë që nuk i ka bërë gjë asaj, por Tea i tha se ndryshe nga ai, ajo nuk do bëntë çdo gjë për lojë, vetëm për 100 mijë euro.

E vendosur për qëndrimin e saj ndaj Luizit, Tea i tha atij t’i qëndrojë larg, pasi nuk don të merret fare me të.

Nga ana tjetër, Luizi i tha Teas se do ta nxjerrë atë me ceremoni nga shtëpia e Big Brother. Madje, ky i fundit i tha se ajo dhe shumë të tjerë në shtëpi pengojnë lojën e tij, ndaj ka vendosur t’i nxjerrë jashtë, duke luajtur.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.