Zbulohet parcela me kanabis në Vaun e Dejës, arrestohen motër e vëlla, e pëson dhe kryeplaku i fshatit

Miks Albania

Zbulohet një parcelë me kanabis në Vaun e Dejës, ku ishin mbjellë një numër i konsiderueshëm bimësh dhe fidanësh të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë motër e vëlla, shtetasit Pal Pepaj, 33 vjeç, dhe Agetina Pepaj, 43 vjeçe, banues në fshatin Kroni i Madh, të dyshuar si autorë të kultivimit.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni i koduar “Monitorimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas (vëlla e motër), të dyshuar si autorë të kultivimit të një numri të konsiderueshëm bimësh dhe fidanësh të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa, në fshatin Kroni i Madh.

Procedohen në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Kroni i Madh dhe vrojtuesi i pyjeve, për shpërdorim detyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, si rezultat i kontrolleve intensive në terren dhe i hetimeve të kryera me metoda proaktive, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, finalizuan operacionin e koduar “Monitorimi”.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.