“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare

Ka nisur në Tiranë dita e 23-të e protestës qytetare. Një pjesë e qytetarëve ishin grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, ndërsa pjesa tjetër para Kryeministrisë ku mbajnë edhe fjalimet si çdo ditë.

Qytetarët janë grumbulluar në orën 19:00 ashtu siç është njoftuar edhe ditë më parë për ndryshimin e orarit, për të nisur më pas marshimin drejt Kryeministrisë.

Kërkesat e qytetarëve vazhdojnë të jenë po ato që nga dita e parë, duke e shoqëruar tubimin e tyre me thirrje si: “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.