Shqipëria merr 302 milionë dollarë hua nga SHBA-të, për çfarë do përdoren

Miks Albania

Qeveria shqiptare ka dhënë këtë të premte, 19 qershor, miratimin paraprak për një marrëveshje huaje me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me vlerë 302 milionë dollarë, në kuadër të programit amerikan të Financimit të Jashtëm Ushtarak (Foreign Military Financing – FMF).

Marrëveshja do të lidhet ndërmjet Ministrisë së Financave të Shqipërisë dhe Agjencisë Amerikane të Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA).

Fondet do të përdoren për qëllime të mbrojtjes dhe modernizimit ushtarak, sipas programeve që financohen përmes FMF.

Vendimi i qeverisë:

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUAS DIREKTE,  NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËRFAQËSUAR NGA AGJENCIA  E BASHKËPUNIMIT PËR SIGURINË E MBROJTJES (DSCA),  NË KUADËR TË FINANCIMIT TË JASHTËM USHTARAK (FMF)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas direkte, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në  kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF), me një hua në shumën totale prej 302 000 000 (treqind e dy milionë) dollarësh amerikanë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.