PS ndryshon draftin e amnistisë penale

Partia Socialiste ka propozuar dhe miratuar një ndryshim në draftin e amnistisë penale, duke zgjeruar kategorinë e përfituesve.

Sipas variantit të ri, nga amnistia do të përfitojnë personat që kanë marrë një dënim të formës së prerë deri më 31 maj 2026.

Në draftin fillestar të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë, afati i përcaktuar ishte 31 maj 2025. Ndryshimi i miratuar nga mazhoranca shtyn me një vit datën për përfitimin nga amnistia.

Projektligji pritet të kalojë për miratim në seancën plenare të 18 qershorit në Kuvend.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.