Parashikimi i motit për ditën e shtunë, 06/06/2026

Miks Albania

Moti i qëndrueshëm do të shoqërojë vendin gjatë ditës së shtunë. Sipas parashikimit, dita do të nisë me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, kryesisht në orët e para të mëngjesit dhe paradites.

Pas mesditës, moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fryjë nga juglindja dhe jugperëndimi me një shpejtësi mesatare prej 6 metrash në sekondë.

Në detet Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim i forcës 2 deri në 4 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.