Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në Rrugën e Arbrit, një viktimë dhe disa të plagosur

Një aksident tragjik është regjistruar këtë të diel në Rrugën e Arbrit, në segmentin Qafë Buallë-Klos. Mësohet se dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” në fshatin Plan i Bardhë.

Si pasojë ka humbur jetën pasagjeri në njërën nga automjetet e përfshira në aksident, i identifikuar si Halil Gjashi, rreth 60 vjeç.

Bëhet me dije se të plagosur kanë mbetur dy shoferët, Xhoni Sallaku dhe Sajmir Cecja, si dhe pasagjerët e tjerë.

Tre nga të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.