Gjykata Kushtetuese nuk ka arritur të marrë një vendim të vetin për kërkesën e Erion Veliajt, i cili kundërshtoi masën e arrestit me burg, por e ka rikthyer në Gjykatën e Lartë çështjen për kryebashkiakun e Tiranës.
Mësohet se vendimi në Kushtetuese është marrë 5 me 3 në favor të Erion Veliajt.
Vendimi është i bazuar në praktikën e Kolegjeve të Bashkuara dhe në një opinion të Komisionit të Venecias.
Kushtetuesja i kërkon Gjykatës së Lartë rigjykimin e çështjes ‘Veliaj’.
