Katër betoniere janë përfshirë nga flakët gjatë natës në një kantier ndërtimi në fshatin Dukat. Sipas informacioneve paraprake, mjetet e ndërtimit ishin në pronësi të Blerti Mehillaj. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por betonieret janë djegur plotësisht.
Nga të dhënat e para dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve
