Pak para protestës së paralajmëruar të studentëve shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ambasadori i Shqipërisë në këtë vend ka publikuar disa vargje të Fishtës për gjuhën shqipe.
Duke qenë se protesta e studentëve ka në qendër pikërisht kërkesën e studentëve për mbrojtjen e gjuhës dhe kryerjen e provimeve në shqip, Ambasadori Denion Meidani ka ndarë disa vargje nga poema “Gjuha Shqype”.
“Pra, shqyptarë çdo fes qi t’jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t’uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t’jetë jeta…”
