Çfarë po ndodh në vendin tonë? I riu shkodran hidhet nga pallati, humb jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Shkodër, ku një i ri ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga një pallat në lagjen Rus. Ngjarja ka shkaktuar tronditje te banorët e zonës, ndërsa viktima nuk është identifikuar ende zyrtarisht.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe mbledhjen e provave.

Burime bëjnë me dije se i riu ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota. Policia pritet të japë informacion zyrtar në vijim.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.