Alarm për bombë në Tiranë, reagon policia

Mbrëmjen e sotme u dha alarmi për bombë në një qendër tregatare në Tiranë.

Lidhur me këtë ngjarje policia informon se nuk ka konstatuar asgjë të paligjshme.

Njoftimi:

Rreth orës 20:10, shtetasi A. D, ka njoftuar sallën operative të DVP Tiranë se në email e tij ka ardhur një mesazh se në qendrën tregtare ku ai punon si shef security është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe shërbimet e Antiterritorit, të cilët kanë kontrolluar qendrën dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka dërguar emailin dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.