Pas dy ditësh kaos, transporti urban rikthehet me kapacitet të plotë

Miks Albania

Pas dy ditësh kaos, transporti urban rikthehet në normalitet me kapacitet të plotë.

Shoqata e Transportit njofton se ka zhvilluar një takim me ministren e Ekonomisë, ministrin e Infrastrukturës dhe kryetaren e Bashkisë, ku është rënë dakord që shërbimi i transportit urban të rikthehet në funksionim normal. Gjithashtu, është diskutuar edhe për një subvencion për çdo litër karburanti, ndërsa vlera e tij do të përcaktohet në vijim.

Nga dita e sotme, transporti urban do të vazhdojë me kapacitet të plotë, pasi edhe operatorët synojnë të ofrojnë shërbimin në standardin e duhur, pas situatës së krijuar gjatë dy ditëve të fundit.

Palët kanë rënë dakord të zhvillojnë një tjetër takim javën e ardhshme, ku do të diskutohen kërkesa të tjera ekonomike, si TVSH-ja, akciza dhe kategoritë që përfitojnë udhëtim falas.

Shoqata e Transportit: Patëm një takim me ministren e Ekonomisë, ministrin e Infrastrukturës dhe kryetaren e Bashkisë. U dakordësuam që transporti të rikthehet në normalitet dhe që do të ketë subvencion për çdo litër, ndërsa vlera e tij do të jetë ende në diskutim.

Nga sot, transporti do të vazhdojë me kapacitet të plotë, pasi edhe operatorët duan ta ofrojnë shërbimin siç duhet, pas asaj që u pa gjatë këtyre dy ditëve. Do të kemi edhe një takim tjetër javën që vjen për të diskutuar kërkesat e tjera ekonomike, si TVSH-ja, akciza dhe kategoritë që udhëtojnë falas.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.