Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari dhe analisti, Namir Lapardhaja

Gazetari dhe analisti i njohur Namir Lapardhaja është ndarë papritur nga jeta në moshën 40-vjeçare në Gjermani. Dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë hemoragjia celebrale.

Lapardhaja lë pas një kontribut të spikatur në median shqiptare dhe debatin publik. Ai shquhej për analizat e tij të drejtpërdrejta dhe kritike mbi zhvillimet politike në vend, duke qenë një zë aktiv në hapësirën publike. Vetëm pak ditë më parë, më 5 mars, ai mësohet se festoi ditëlindjen e tij.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.